Me debate u shoqërua mbledhja e sotme e Këshillit të Mandateve, ku u diskutua mbi kërkesën e PD-së për heqjen e imunitetit të deputetes së PS, Olta Xhaçka.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj mbështeti idenë e tij se mbledhja nuk mund të shtyhej.

“A është teatër apo jo, këtë e the ti. Ti mund ta quash teatër. Ne kemi paraqitur një kërkesë, me prova dhe fakte, Sot jemi të përgatitur për ta diskutuar, shqyrtuar, nëse do përdor gjuhën e rregullores dhe ligjit. Ky është seriozitet. Joseriozitet është kërkesa juaj; ta shtyjmë! E pse ta shtyjmë? Se s’keni pasur kohë ta lexoni,

Ti the që e ke lexuar e të tjerët jo. (Qesh Balla) Ky është detyrimi i çdo deputeti. Sinjali i parë është që mos të respektojmë rregulloren. Unë propozova atë që është zgjidhje që respekton. Unë nuk thash që të vijë zonja. është drejta e saj, do të vijë, s’do të vijë, të mbrohet apo jo, është e drejta e saj. E them këtë për hir të seriozitetit. I fundit organ që vendos, e ndan shapin nga sheqeri, është Gjykata Kushtetuese. Por ky këshill sot pas këtij hapi, s’do të duhet të lëmë gjë, deri sa të vejë të gjykata kushtetuese. Dëgjova se zoti balla tha; duhet të ndërpritet? Po pse të ndërpritet? S’ka vendimmarrje. Për respekt të pozitës së secilit deputet, të ecim sot me diskutimin dhe ta diskutojmë në mbledhjen e radhës.”, tha ai.

Ndërkohë, socialistja Ermonela Felaj tha se duhet kohë për deputetes e PS-së.

“Ne bëmë një kërkesë objektive dhe serioze. Nuk mendoj se ky dokument është hartuar në një minutë të vetme. S’po kërkojmë që t’i hedhim një sy, pasi të gjithë dimë të lexojmë. S’duam të bëjmë orën e këndimit që bëjnë në klasë të dytë. Hyni në sistemin TIMS dhe disa kolegë kanë qenë jashtë vendit. Që të bëhet diskutimi për atë element, kërkon kohë paraprake. Këtë kohë po kërkojmë ne. Ne nuk i komentojnë arsyet tuaja.”, pohoi ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: