Në emisionin Open në News24 është diskutuar mbi mandatin e Olta Xhaçkës, ndërsa Komisioni i Venecias dha opinionin e tij lidhur me këtë çështjes. Në opinionin e Venecias thuhet se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të zbatueshme. Por palët politike kanë bërë interpretime të ndryshme lidhur me çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Ish-ambasadori Agim Nesho u shpreh se nëse duam të jemi pjesë e BE-së atëherë nuk mund të vihet në diskutim zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Nesho tha se lëvizja e mazhorancës duke iu drejtuar Venecias ishte thjesht për të fituar kohë për një çështje që ishte mjaft e diskutuar mediatikisht. “Në grumbulimin e të gjithë figurave brenda PS që ishin skarcuar për korrupsion, mazhorancës nuk i interesonte që të kishte edhe një figurë të dallueshme, në një kohë kur debati lidhur me pronat në jug ishte shumë i ndezur. Pra kemi një kohë të fituar nga mazhoranca”, tha Nesho.

Ai u shpreh se kjo mazhorancë duke qenë se ecën me idenë se kontrollon çdo pushtet, ka menduar se edhe mosrespektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk përbën ndonjë problem.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb