MAQEDONI E VERIUT

Presidenti Pendarovski është shprehur vetë personalisht pas zgjedhjeve të 15 korrikut se kujt do ia japë mandatin për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.

LSDM pretendon se duhet ta marrë ajo mandatin pasi është parti fituese dhe nuk duhet të krijohet precedent i 2016, por Pendarovski nuk ka këtë mendim.

Presidenti thotë qartë se mandatin do ia japë asaj ose atyre partive që e bindin se kanë 61 deputetë. Me këtë deklaratë Pendarovski lë të hapur mundësinë që edhe VMRO- DPMNE në rast koalicioni dhe 61 deputetëve të marrë mandatin dhe të krijojë qeverinë me kryeministër Hristijan Mickoski.

 

“Më konkretisht do t’ia ndajë mandatin cilitdo përfaqësuesi të cilësdo nga 6 listat zgjedhore që kanë marrë deputetë në Kuvend e cila do të më bind se ka shumicë prej 61 deputetë”, ka thënë Pendarovski.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb