Në shtëpinë e Bayern Munich janë të shqetësuar për gjendjen e Sadio Mane. Sulmuesi senegalez është rikthyer të stërvitet me topin, por nuk është ende gati të zbres në fushë.

Julian Nagelsmann duhet të bëjë llogaritë pa shërbimet e Mane, të paktën deri në fund të muajit. Trajneri i Bayern konfirmoi se Mane nuk do të jetë pjesë e ekipit për sfidën e parë kundër PSG në 1/8 e Champions League:

“Pres që të rikthehet në mes, ose në fund, të muajit shkurt. Është mirë, jemi të gjithë shumë të lumtur se si po shkojnë gjërat, por nuk do të jetë kundër PSG”, u shpreh Nagelsmann.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb