Sado Mane, sulmuesi i Liverpool, të cilit i përfundon kontrata në 2023, është kthyer në objektivin kryesor të Bayern. Në Mynih, Mane shihet si zëvendësuesi ideal i Robert Lewandowski i cili po bën gjithçka për tu transferuar në Barcelonë.

I pyetur mbi këtë temë sulmuesi nga Senegal u përgjigj se të ardhmen e tij do ta vendos vetëm pas finales së Champions League. Sipas Bild dhe mediat angleze, Bayern dhe Mane kanë vendosur kontaktet e para ndërmjet tyre një muaj me parë por negociatat zyrtare do të zhvillohen vetëm javën e ardhshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Bayern do të përpiqet të bëjë gjithçka për ta transferuar në Mynih por jo duke bërë një çmenduri financiare, nuk janë të gatshëm të ofrojnë më shumë se 30 milionë euro për kartonin e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb