Jurgen Klop dhe lojtarët e Liverpulit kanë një marrëdhënie speciale mes tyre. Ndikimi i gjermanit është shumë i madh dhe këtë kanë mundur ta vënë re të gjithë tifozët e futbollit. Por Sadio Mane rrëfen në një intervistë për “France Football” atë se çfarë përfaqëson trajneri që po ecën në gjurmët e të madhit Bill Shankli.

“Klop është si një baba për të gjithë ekipin, ky është sekreti i tij. E admirojmë sikur të jetë një baba, i druhemi njejtë si ndaj një prindi. E besoj verbërisht Jurgenin. Kundër Barcelonës, përpara asaj përmbysjeje të famshme në Champions, na tha se do ishim ne ata që do shkonim në finale. Duke bërë kështu, na largoi presionin nga vetja dhe më pas ne bëmë mrekullinë,” rrëfen sulmuesi i “Reds”-ave.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: