Hong Kong- Tajfuni Mangkhut pas Filipineve është spostuar drejt Hong Kongut, duke sjellë deri tani 111 të plagosur.

Rreth 800 fluturime janë anuluar në aeroportin ndërkombëtar dhe probleme ka pasur për 100 000 pasagjerë.

Në një video të postuar në Twitter, shihen dritaret e një hoteli që shpërthejnë nga fuqia e shiut dhe erës.

Në Hong Kong, ku erërat kanë arritur shpejtësinë 117km/orë autoritetet kanë dhënë urdhër që banorët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Deri tani sipas autoriteteve janë 111 të plagosur, ndërsa niveli i ujit është rritur me 3.5 metra.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb