Erling Haaland ishte dëshira më e madhe e Pep Guardiolës në këtë merkato vere, tekniku spanjoll detyrojë drejtuesit e klubit të bënin gjithçka për të siguruar shërbimet e sulmuesit norvegjez, madje duke i kërcënuar me largim. Shifrat tani i jap të drejtë Pep Guardiolës, insistimi i tij është shpërblyer pasi rendimenti i Haaland me Man.City është fantastik: 11 gola të shënuar në 7 ndeshjet e para në Premier League, 14 gola në total në 9 ndeshje duke përfshirë këtu edhe Champions League.

Haaland
Haaland

Haaland, ashtu si pjesa më e madhe e lojtarë të Man.City, është larguar për tu bashkuar me ekipin përfaqësues, por Pep Guardiola kërkon të jetë i informuar mbi gjithçka që rrethon “bomberin e tij.”

Pep
Pep

Sipas Daily Mail: Guardiola ka urdhëruar një pjesëtar të stafit të tij mjekësor por të monitoruar nga pranë rutinën e Haaland. Pep kërkon të ruaj në kushte optimale sulmuesit e tij kryesor në mënyrë që të mos humbas asgjë nga gjendja e tij fizike. Haaland është pikë referimi edhe në përfaqësuesen Norvegjeze me nordikët që luajnë dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve kundër Sllovenisë dhe Serbisë. Aktualisht ndodhen në krye me 10 pikë në 4 ndeshje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb