Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Shqipëria sot është në anormalitet.

Vasjari tha se manifestimi i 2 marsit mund të bëhet për shumë arsye, por ajo që është evidente është fakti se në vend nuk ka as demokraci formale.

Nuk kuptoj efektet e datës 2 mars. Sot jemi në anormalitet. Sot nuk ka as demokraci formale. Ne nuk jemi demokraci, jemi mono-kraci. Shkaqe që mund të lidhen me problemet e maxhorancës, ndoshta edhe të opozitës. Ama fakti është që ne jetojmë në një sistem anormal. Po ashtu ka kohë që Presidenti nuk është mbi palët dhe nuk përfaqëson unitetin e kombit.

Mund të hamendësojmë arsyet se përse presidenti bën këto protesta, por fakti është që Shqipëria ka probleme. Shqipëria ka probleme në Gjykatën Kushtetuese, ka problem me kushtetueshmërisë. Zgjidhja është kthim në Kushtetuteshmëri ose presidenti po bën takim me popullin sensibilizues. Mirë bën, por zgjidhja duhet kërkuar tek institucionet”, tha Vasjari.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb