Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj duke komentuar zhvillimet më të fundit politike nuk ka nguruar të paralajmërojë kryeministrin e vendit.

Duke u ndalur te manifestimi i 2 marsit, Mehmetaj i kujtoi kryeministrit se qytetarët mund të jenë edhe më shumë, madje më të zëshëm në shesh, prandaj ai duhet të ketë kujdes.

STATUSI I PLOTE
E trembur deri në palcë nga qindra mijëra shqiptarët që manifestuan të vendosur për ta mbrojtur me çdo kusht të ardhmen demokratike të vendit tonë e duke planifikuar se si do i mashtrojnë shqiptarët për dështimin e rradhës në hapjen e negociatave, banda qeverisëse tentoi sot të manipulonte qëndrimet e Presidentit. E ndërsa lexoja me vëmendje letrën e publikuar nga Presidenti i Republikës drejtuar Komisionerit Vàrhelyi më lindi kjo pyetje: Halli i madh i Ramës është të justifikojë veten përpara shqiptarëve për moshapjen e negociatave dhe shtimin e kushteve të reja, apo se Komisioni po informohet mbi mashtrimet e mëdha që qeveria e tij ka bërë lidhur me Gjykatën Kushtetuese dhe tentativat e panumërta për ta kapur atë e për ta kthyer në një tjetër vegël që i shërben regjimit diktatorialo-Ramist? Sido qoftë shqiptarët nuk gënjehen më, e thanë fjalën e tyre qartë e zhurmshëm në manifestimin e 2 marsit. Ndaj kujdes!!! Nesër mund të jenë më të shumtë e më të zëshëm, e kur sovrani flet nuk ka diktaturë që mbijeton.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: