TIRANË

Mes personazheve që kanë folur mbrëmjen e sotme në Bulevard para manifestuesve ka qenë edhe studentja e drejtësisë Oneda Skënderi. Ajo tha se është në këtë manifestim për t’u thënë ndal atyre që shkelin Kushtetutën.

“Zëri i atyre të rinjve dhe të rejave që ëndërrojnë një Shqipëri si gjithë Europa. Në tetor 2018 unë dhe shumë studentë u ngritëm në protesta për një Shqipëri më të mirë. Të gjitha kërkesat tona shkuan në vesh të shurdhër. Protesta u nda, sot jam këtu jo si ndonjë përfaqësuese e ndonjë partie politike por si një e re idealiste që nuk do ta braktisë vendin për shkak të paaftësisë apo mungesës së vizionit të disa politikanëve.
Të mos respektosh parimet e shtetit të së drejtës dhe funksionimin e tij është të kalosh kufijtë. Të lësh vendin pa gjykatë kushtetuese është të kalosh kufijtë. Të mos lësh funksionimin e tre sistemeve është të kalosh kufijtë, të intimidosh mediat, të mos ofrosh shpresë, për familjet shqiptare, të rinjtë shqiptarë është të kalosh kufijtë. Ndaj për t’i thënë ndal atyre që shkelin Kushtetutën, të drejtat tona, shpresat tona, jam këtu që zëri i sovranit të dëgjohet dhe do dëgjohet medoemos”, deklaroi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb