Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka deklaruar se socialistët kanë ushtruar sot një kontroll në Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Sipas tij, materiali arkivor i këtij Autoriteti i është dorëzuar SHISH dhe Ministrisë së Brendshme, duke e cilësuar këtë një veprim të nevojshëm për të garantuar mbarëvajtjen e punës.

“Në ushtrim të funksionit të kontrollit Parlamentar sot radhën e kishte Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish- Sigurimit të Shtetit.
Së bashku me kolegët e Komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, vizituam Arkivin dhe ambientet e reja të këtij institucioni ende të pa vëna në punë.
Financimi i plotë i rikonstruksionit të godinës dhe përqendrimi sipas ligjit në godinën e re të AIDSSH, i materialit arkivor të marrë në dorëzim nga SHISH dhe Ministria e Brendshme, u konsiderua nga Komisioni i Ligjeve si një nevojë e domosdoshme për të garantuar mbarëvajtjen e punës në këtë institucion të kujtesës tonë kolektive.
Pa harruar, falënderimet më të mira për punën e palodhur të stafit të AIDSSH, anëtarëve të këtij Autoriteti dhe Drejtueses znj. Sula!”, shkruan Manja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb