Deputeti i PD-së Edmond Spaho i është përgjigjur sot ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja pasi në seancën e një muaji më parë e cilësoi si bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit.

Spaho shkruan se megjithëse gjatë 30 vjetëve është verifikuar disa herë për integritetin e figurës, vendosi të heqë dore nga verifikimet e mëparshme dhe t’i kërkojë Autoritetit të Dosjeve hetim të ri dhe të thelluar të figurës sime.

Sipas përgjigjes së Autoritetit, Spaho nuk ka mbajtur gjate kohës se diktaturës asnjë nga funksionet që ligji i ndalon të marrin funksione publike; nuk ka qenë bashkëpunëtor aktiv i ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të ligjit, apo denoncues ose dëshmitar i akuzës në procese të posaçme pas mbushjes së moshës 18 vjeç; nuk ka qenë person me të dhëna nga ish-Sigurimi i Shtetit për spiunazh ose terrorizëm.

POSTIMI I PLOTË
Të nderuar miq,
Në datën 6 tetor, gjate seancës ne Kuvendin e Shqipërisë, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja me akuzoi pa fakte si bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit gjatë viteve të diktaturës.

Në reagimin tim ju drejtova Ulsi Manjës të me kërkonte ndjesë, pasi kjo ishte shpifje e ulët, por ai këmbënguli në qëndrimin e tij.

Megjithëse gjate 30 vjetëve jam verifikuar disa herë për integritetin e figurës, vendosa të heq dore nga verifikimet e mëparshme dhe t’i kërkoj Autoritetit te Dosjeve hetim të ri dhe të thelluar të figurës sime.
Pas kater javësh, Autoriteti i Dosjeve me ka njoftuar se, bazuar mbi dokumentacionin qe disponon, ka marre vendimin e mëposhtëm:

1. Edmond Spaho nuk ka mbajtur gjate kohës se diktaturës asnjë nga funksionet që ligji i ndalon të marrin funksione publike si anëtar apo kandidat i Byrosë Politike, anëtar i KQ, anëtar i Presidiumit te Kuvendit Popullor, anëtar i Këshillit te Ministrave, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, Kryetar i degëve të punëve të brendshme, anëtar i Komisionit Qendror të Internim-Dëbimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese të posaçme politike apo punonjës i nivelit të lartë të organeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

2. Edmond Spaho nuk ka qenë bashkëpunëtor aktiv i ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të ligjit, apo denoncues ose dëshmitar i akuzës në procese të posaçme pas mbushjes së moshës 18 vjeç.

3. Edmond Spaho nuk ka qenë person me të dhëna nga ish-Sigurimi i Shtetit për spiunazh ose terrorizëm.
Për transparencë me opinionin publik, bashkëlidhur keni vendimin e Autoritetit të Dosjeve. Falënderoj të gjithë ata që nuk humbën besimin ndaj meje dhe i garantoj që mua nuk më shantazhon dot askush, as me dosje korrupsioni dhe as me dosje të ish-Sigurimit të Shtetit.

Duke ruajtur respektin më të madh për opinionin publik, anëtarësinë e PD dhe elektoratin që përfaqësoj, më lejoni që këtë dokument t’jua ofroj edhe lehsave të majtë, por edhe ndonjë te “djathti” që gjatë gjithë kësaj kohe kanë lehur se zbuluan spiunin në PD.
Ju faleminderit!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb