TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas publikimit të videos ku shfaqej Fredi Alizoti, personi për të cilin u tha se ka imituar zërin e Agron Xhafajt.

Në një status në “Facebook”, Manjani thotë se dëshmitari kyç i qeverisë e prokurorisë u menderos, ndërsa prapë doli Taulanti dhe me të drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Më pas ish-ministri kalon në supozime se si do të jetë reagimi i maxhorancës pas kësaj videoje.

STATUSI I MANJANIT
Po tani?!
Dëshmitari kyç i qeverisë/Prokurorisë u menderos dhe i menderosi ata të gjithë!
Ju ra i gjithë inskenimi idiot që opozita do rrëzonte qeverinë me dhunë.
Ju doli prapë Taulanti. Këtë radhë bashkë me militantin Ardi Veliu…
Tani çdo thonë?!
Me siguri do thonë që “video është montazh”; “personi është i sëmurë mendor”… Po mirë, kur akuzoi opozitën nuk ishte i sëmurë mendor?!
Çdo bëjnë?! Prapë ekspertim zëri?! Të kujt këtë radhë?
E di çfarë? Më mirë të ekspertojnë kokat e tyre. Të nxjerrin në psikiatri zërat që kanë në kokë e që u ushtojnë nëpër veshë…
Të vizitohen më mirë e të marrin ilaçe se lanë nam nëpër botë duke kërkuar ekspertiza!
Nuk dinë më se ç’thonë! Janë të kapur në flagrancë!
P.s. Se ç’kam një parandjenjë se do dalë një deputet i Rilindjes në rolin e Pal Mëlyshit…
“Manecit na i erdhi goja, Pjetër”- histori e vjetër, por shumë aktuale kjo…

Manjani Fb
Manjani Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb