Ish- ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News 24 thotë se do të ketë edhe kryebashkiakë të tjerë me të shkuar kriminale të cilët do të kandidojnë dhe rikandidojnë për këto poste.

Manjani thotë se 5 vite pas implementimit të ligjit të dekriminalizimit është faktuar se nuk ka garanci dhe duket qartë që persona me të shkuar kriminale vijojnë të kandidojnë.

‘’A është garanci i mjaftueshëm ligji? Kemi ndërhyrë në Kushtetutë për dekriminalizimin. A mjaftojnë ligjet? Mesa duket jo dhe qartësisht jo. Do të ketë edhe të tjerë. ‘’- tha Manjani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb