TIRANE- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar sërish për shpërthimin me tritol në banesën e gjyshit të Xhisiela Malokut.

Përmes një statusi në “Facebook” Manjani thekson se pavarësisht deklaratave, jetën e 25-vjeçares nga Fushë-Kruja dhe familjes së saj duhet ta mbrojë shteti.

“Nejse, përtej deklarimit politik të Ramës, ajo vajzë dhe familja e saj duhet ti MBROJË SHTETI! Shteti dhe vetëm ai përgjigjet për jetën e tyre!”, shkruan Manjani.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb