TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani nuk ka ngurruar të sulmojë sot policinë pas grabitjes së ndodhur në Qafën e Kasharit, ku u mor një sasi e madhe parash nga makinat e bankës BKT.

Manjani thotë se nëse policët nuk mbrojnë jetën, pronën dhe paratë për çfarë përdoren?

“Policët dhe armët duhen për të mbrojtur jetën,pronën dhe paratë e njerëzve. Nëse nuk përdoren për këto, për çfarë tjetër?! Për politikë?!”, shkruan Manjani në Twitter.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: