Në “Ditën Botërore të Muzikës” këngëtarja e njohur Manjola Nallbani do t’iu dhurojë gjithë artdashësve dhe fansave të saj një mbrëmje të paharrueshme.

Emocione, spektakël, një takim mes klasikes dhe modernes, do të vijnë mbrëmjen e sotme në “Pallatin e Brigadave” në Tiranë në orën 20:30.
Aktiviteti organizohet nën kujdesin e Ministres së Kulturës Elva Margariti dhe Bashkisë Tiranë.

Manjola
Manjola

Muzika që do të vijë për pjesëmarrësit do të jetë nga të gjitha trevat shqipfolëse, gjithashtu do të ketë artistë të tjerë të ftuar si dhe një sfilatë me veshje të stilizuara nga Enada Atnikolla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb