TIRANE

Manjola Nallbani në intervista të ndryshme ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me dy vajzat e saj. Por ajo nuk i shfaq asnëherë në publik ato, madje këngëtarja është munduar që jetën familjare ta mbaj larg syrit të mediave.

Në një postim të bërë së fundmi në ‘Instagram’, këngëtarja është shprehur më krenare se kurrë për vajzën e saj 14-vjeçare, Sindi, e cila sapo ka nxjerrë në treg librin e saj të dytë.

Siç duket talenti dhe pasioni për artin është trashëguar edhe tek vajza dhe prandaj këngëtarja ka një arsye më shumë për t’u ndjerë e lumtur për këtë gjë. Manjola ka treguar se “Njësoj të ndryshëm” është libri më i çmuar për të dhe me urimet e sinqerta të një nëne shpreson që një ditë vajza e saj të bëhet shkrimtare e madhe.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Njësoj të ndryshëm” nga Sindi Tona. Ky është libri më i çmuar për mua, sepse është shkruar nga Jeta ime Sindushi. Jam e lumtur dhe krenare që në moshën 14-vjeçare, ajo jo vetëm shkruan librin e dytë, po dhe për faktin që nuk trajton një temë të zakonshme dashurie, po lidhjen mes një vajze të bardhë e një djali me ngjyrë. Libri është dashuria ime e madhe dhe shkrimtarët e vërtetë, nga njerëzit që admiroj më shumë. Ndihem shuuumë e lumtur që ti ke këtë pasion për librin, që sot të jep ty vlera mendore e njerëzore e në të ardhmen ti do t’ua transmetosh lexuesve të tu. Të uroj sukses shpirti, thesari im e u bëfsh shkrimtare e madhe! Nesër në Panairin e Librit”- shkruan këngëtarja shqiptare në Instgram.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb