TIRANE

Dje Jennifer Lopez pati ditëlindjen dhe fotot e videot e saj të 52-vjetorit bënë xhiron e rrjetit. Një prej tyre e postoi edhe Manjola Nallbani duke vënë në dukje fizikun dhe pamjen perfekte të yllit ndërkombëtar.

Ama askush nuk i kushtoi vëmendje J.Lo-së, të gjithë ndaluan të shkruajnë fjalët më të mira për vetë Manjolën.

Komente nga më të ndryshmet, të tipit:

“Ti je më e mirë se Jennifer”, “Ti je J.Lo shqiptare”, “Edhe ti nuk mbetesh prapa”, me siguri e kanë bërë Manjolën të ndihet e vlerësuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb