32-vjeçari Arben Mema do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Kështu ka vendosur sot Gjykata e Tiranës, e cila caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 32-vjeçari që ditën e zgjedhjeve, më 25 prill theu barrierat mbrojtëse në sheshin “Skënderbej” duke hyrë mes përmes dhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Ai u ndalua nga një i ri që me një lëvizje të papritur neutralizoi 32-vjeçarin, i cili më pas u arrestua nga policia. Dyshohet se Mema ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb