Nëse sheh lëvizjet e Inter në tregun e transferimeve, duket sikur problemi më i madh është faza sulmuese, në letër është krejtësisht e kundërta pasi zikaltërit kanë sulmin më të mirë në Serie A me 55 gola. Pavarësisht këtij fakti, në listën e Marotta për tregun e transferimeve gjejmë emra si Scamacca dhe Paolo Dybala, dy objektiva për merkaton e verës.

Në analizën e bërë nga “La Gazzetta dello Sport”, merren për bazë disa ndeshje specifike si ajo e fundit kundër Liverpool, ku Inter bëri gjithçka përveç se të dërgonte topin në rrjetë. Për këtë arsye, Marotta do të përpiqet ti vendos Inzaghi në dispozicion ndonjë sulmues të ri, me shpresën për të bërë diferencën.

Përveç dy emrave të përmendur më sipër, Inter po ndjek me interes edhe talentin e Lillë, Jonathan David. Sigurisht në të tilla raste, duhet fillimisht edhe të largojnë dikë, në fazën ofensive, i vetmi që mund të sakrifikohet është Sanchez.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb