Milan është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes me Theo Hernandez për rinovimin e kontratës. Drejtuesit e klubit kuqezi dhe përfaqësuesit e anësorit francez kanë gjetur akordin total ndërmjet tyre, thjeshtë po presin momentin e duhur për të bërë zyrtare rinovimin e kontratës. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, firma do të vijë pas të mbyllet merkato e dimrit.

Theo
Theo

Theo do të firmos një kontratë të re deri në 2026 me opsion rivotimi edhe për një tjetër vit, nga kjo kontratë do të përfitojë 4 mln euro neto në sezon, dyfishin e asaj që përfiton aktualisht. Me Hernandez që është një çështje e mbyllur, Milan do të përpiqet të blindojë sa më shpejt Bennacer, i cili pas largimit thuajse të sigurt të Kessie në fund të sezonit, do të ketë një rol më përcaktues në skemat e Piolit.

Diskutimi është i njëjtë edhe për Leao, palët kanë parashikuar një takim të shpejt për detajet e fundit të rinovimit.

Në lidhje me merkaton në hyrje, Renato Sanchez është një emër që po fiton shumë kuota, mesfushori i Lilë, prej kohësh është projektuar si zëvendësuesi i Kessie.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: