Prokurori federal Giuseppe Chine po mbyll hetimit mbi “manovrat e pagave” te Juventus. Në ditët në vijim priten të bëhen publike rezultatet e hetimeve, përgjegjësitë e klubit dhe drejtuesve.
Por çfarë rrezikon Juve? Sipas La Gazzetta dello Sport: Juventus rrezikon një gjobë shumë të majme, ose zbritjen e një ose më shumë pikëve. Nuk pritet të shpëtojnë pa “u lagur” as drejtuesit.

Në lidhje me lojtarët, gjithnjë sipas La Gazzettas, nuk pritet të dënohen pasi nuk janë përfshirë direkt në kontrata, në pagesa etj.
(BalkanWeb)