Propozimi erdhi në vjeshtë dhe tani më në fund Manuela Arcuri zbulon detajet e dasmës së saj me Giovanni Di Gianfrancesco. Ajo kishte premtuar se do të ishte një “dasmë princeshe” dhe në fakt do të martohet në një kështjellë. Po-ja është planifikuar për 22 korrik në Kështjellën Odescalchi në liqenin Bracciano, i njëjti vend i po-së së Tom Cruise dhe Katie Holmes dhe ajo e Eros Ramazzotti me Michelle Hunziker. Një vend magjepsës, ideal për të kurorëzuar dashurinë, për një përrallë me një fund të lumtur”, shpjegon aktorja italiane për të përjavshmen “Chi”.

“Nuk kishte asnjë princ simpatik që të më ndihmonte por pata fat, mora (nga jeta) atë që doja dhe jam e lumtur”, vijon Manuela Arcuri e cila tashmë ka zgjedhur fustanin. Ose më mirë dy, një për ceremoninë dhe një për festën. “Fustani që do të veshë në kishë – shpjegon aktorja – do të jetë tradicional, i bardhë, pastaj do ta ndërroj. Janë të dy fustane të rëndësishëm, të çmuar, i pari është me prerje të hapur përpara dhe i gjatë, me bisht, i dyti do të jetë i gjatë por me transparenca më seksi në këmbë dhe në dekolte”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo donte të martohej buzë detit, në Sabaudia ose Latina, por më pas ajo kërkoi një kështjellë dhe ra në dashuri me atë në liqenin Bracciano. Dëshmitarë të tyre do të jenë producenti Alberto Tarallo dhe presidenti i Coni Giovanni Malagò. Arcuri tregon gjithashtu se festa e beqarisë do të jetë në Ibiza. Aktorja shumë e dashur për publikun, shpreson të vazhdojë të jetë më e dashura për italianët edhe pas po: “Është bukur që në imagjinatën kolektive të më shohin ende si të dashurën”, thotë bukuroshja e ‘Il peccato e la vergogna’.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb