Manuela Arcuri i tha po partnerit të saj në Kalanë e Bracciano, teksa djali i saj Mattia u solli unazat e martesës të porsamartuarve.

“Kur hyri babai im dhe më tha: sa e bukur je, dukesh si princeshë, u preka. Është momenti më emocionues në jetën e një gruaje që ëndërron martesën” thotë Manuela Arcuri. Aktorja kujton momentin e dasmës së saj pak ditë më parë, kur pas dhjetë vitesh dashuri i tha po Giovanni Di Gianfrancesco-s në Kalanë e Braçianos. E veshur me një fustan dantelle seksi dhe joshëse, aktorja është pushtuar nga emocionet dhe i tregon ato për të përjavshmen “Chi”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“I mbajta lotët teksa kalova korridorin e mbuluar me lule në hyrjen e kishës, ndërsa Annalisa Minetti këndonte Lutjen për të më shoqëruar. Arrita në altar, pashë burrin tim … u qetësova. Pashë dëshmitarët Alberto Tarallo dhe Giovanni Malagò dhe u buzëqesha.

“I këshilloj të gjithëve që të presin gjatë, të kenë kohë të njihen dhe vlerësojnë njëri-tjetrin dhe të martohen me një fëmijë. Ta shohësh atë me unazat e martesës është një emocion unik për ne dhe për të, që do ta mbajë mend për gjithë jetën”, vijon Arcuri.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb