TIRANË

Mike Pence, ish-zëvendës Presidenti i Shteteve të Bashkuara, ka sulmuar administratën e Joe Biden nga kampin ASHRAF 3 në Manzë. Pence tha mes të tjerash se ligësia në Iran flet pikërisht për dobësitë e administratës aktuale amerikane.

Ai tha më tej se çfarëdolloj mesazhi që vjen nga qeveria amerikane, siguroi se populli amerikan është shumë i fortë dhe qëndron në mbështetje të lirisë, krah Iranit.

Sakaq, lidhur me luftën në Ukrainë, Penca u shpreh se është një person i vetëm përgjegjës, Vladimir Putin, Penco tha se nuk ka asnjë dyshim që duke shkuar krah për krah me regjimin tiranik, duke rihapur gazsjellësin në Rusi do të ndodhin fatkeqësi në Afganistan.

“Kjo është e jashtëzakonshme për tu menduar e pajustifikuar kjo luftë në Ukrainë dhe administrata amerikane po punon me shkaktarët e luftës, për të rihapur një marrëveshje që forcon regjimet tiranike. Marrëveshja me Iranin do të hapi rrugën bombave nukleare dhe kjo ripërtëritje do të pasurojë regjimin e korruptuar dhe do të torturojë ata që kërkojnë të drejtat themelore dhe popullin”, tha ai.

Pjesë nga deklarata: 

Siç e thashë izoluam Iranin si kurrë më parë, sollëm bashkë kombin arab që nga koha e Abrahamit. Që atëherë erdhi ndryshimi. Presidenti dhe administrata Biden janë duke e kërcënuar progresin dhe ecurinë që ne kemi bërë duke margjinalizuar regjimin autokratik në Iran.

Për të gjithë botën administrata amerikane po punon me kohë të gjata kundër programit që kemi bërë, duke punuar për të sjellë Iranin në rrugën e programit bërthamor. Në fakt administrata Biden pranoi që nën një marrëveshje të rregulluar nukleare, brenda një viti, madje dhe më shpejt se sa ishte e parashikuar dhe e lejuar sipas marrëveshjes së mëparshme kanë hequr sanksionet mbi aktivitetin nuklear.

Kjo është e jashtëzakonshme për tu menduar e pajustifikuar kjo luftë në Ukrainë dhe administrata amerikane po punon me shkaktarët e luftës. Për të rihapur një marrëveshje që forcon regjimet tiranike. Si amerikan mund t’ju them që këto janë masa dhe hapa të rrezikshme, kjo mënyrë nuk ka funksionuar dhe nuk ka për të funksionuar kurrë.

Marrëveshja me Iranin do të hapi rrugën bombave nukleare dhe kjo ripërtëritje do të pasurojë regjimin e korruptuar dhe do të torturojë ata që kërkojnë të drejtat themelore dhe popullin.

Besimi im na mëson që duhet të afirmohemi me të mirën e të kundërshtojmë të keqe, sot si qytetar amerikan thërras administratën Biden të mbështesë popullin dhe të tërhiqet nga negociatat nukleare të marrë një pozicion ndaj Iranit dhe të bëjnë të ditur se nuk do të lejojmë regjimin e tiranëve.

Është një person i vetëm përgjegjës për luftën në Ukrainë, Putin, dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi.

Ligësia në Iran flet pikërisht për dobësitë e administratës aktuale amerikane. Çfarëdolloj mesazhi që vjen nga qeveria amerikane, populli amerikan është shumë i fortë dhe qëndron në mbështetje të lirisë. Në vendin tim populli im qëndron me ju, në mbështetje të një objektivi për të themeluar një republikë iraniane demokratike.

Shpresa jonë është inkurajim, keni vuajtur kaq shumë, keni duruar kaq shumë, dhe e dini se “pas errësirës vjen drita”… Regjimi nuk ka qenë kurrë me i dobët sesa sot, korrupsioni është shumë i lartë dhe populli i Iranit i ka ardhur në majë të hundës dhe është gati për ndryshim.

Zgjedhja e fundit e presidentit në Iran është hallka e fundit e dobët e këtij regjimi… është zgjedhur për të intimiduar popullin që të qëndrojnë të heshtur, por populli i Iranit nuk do heshtë para tiranisë, as ne nuk do heshtim.

Lëvizja e rezistencës më ka frymëzuar sot, janë shpresa për popullin e Iranit, një motor ndryshimi nga brenda, ndërkohë që regjimi po dobësohet. Sot mësues, pensionistë, punëtor, po protestojnë dhe po përshkallëzohet protesta në të gjitha qytetet e Iranit.

Kjo flakë po flakëron më e shndritshme se kurrë më parë sot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: