Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka premtuar zgjidhje për çështjen e kombësisë së një ish-revolucionari që i rrezikon veton nga Bullgaria për negociatat.

Goçe Delçev është revolucionari që dy shtetet fqinje Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ‘luftojnë’ duke e njohur si të tyren.

Për më tepër dy qytete janë emëruar për nder të tij në dy anët e kufirit, Delçeva dhe Goce Delçev.

Më 10 nëntor Zaev takohet me Borisovin e Bullgarisë, teksa këta të fundit kanë kërkuar që çështja e revolucionarit dhe të gjuhës maqedonase të hyjë në kornizën e negociatave të BE, përndryshe do ketë veto për negociatat.

Georgi Nikolov Delchev u lind më 1972 në Kilkis, qytet që sot i përket Greqisë, dhe kontribuoi në revolucionin bullgar kundër Perandorisë Osmane, por rajoni verior i Greqisë quhet Maqedoni, dhe madje Organizata ku operoi në përmbajtje kishte emrin e Maqedonisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb