Kryetari i partisë “Maqedonasit në Serbi”, Goran Ilijevski, i ka dërguar letër Presidentes së re, Gordana Siljanovska Davkova, sic thuhet, të distancohet nga “veprimi i pamatur” i Ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani dhe ta shfuqizojë vendimin për shpalljen e gjenocidit në Srebrenicë.

Para votimit të Rezolutës më 2 Maj,sic njofton KlanM, Ministri Osmani deklaroi se Maqedonia e Veriut është bashkësponsore e Rezolutës në OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë.

Lideri i “Maqedonasve në Serbi”, Ilijevski, siç përcjell KlanM, në letër potencon se vendimi i Osmanit është “privat” dhe se është miratuar jashtë institucioneve të Maqedonisë.

“Kjo dëmton raportet Maqedoni – Serbi dhe komunitetin maqedonas në Srbi, që është pjesë përbërëse e popullit serb. Kërkojmë përgjigje urgjente para seancës së OKB-së dhe instruksione të reja për Ambasadorin tonë në OKB” – shkruan Ilijevski.

Shefi i Misionit të B e H në OKB, Zlatko Llagumxhija, siç njofton KlanM, më 2 maj konfirmoi se është dakorduar propozimi përfundimtar I Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë.

Teksti i dakorduar i Rezolutës për Srebrenicësn shpall 11 Korrikun – Si Ditë Botërore për përkujtimin dhe komemoracionin e gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995, që do të shënohet për çdo vit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb