SHKUP- Kreu i Bashkimit Demokratik për integrim Ali Ahmeti konsideron se zgjedhjet në Maqedoni në vjeshtë janë të pamundura dhe se katër liderët e partive kanë pasur marrëveshje që datën e zgjedhjeve ta përcaktojnë deri në dhjetor.

“Kemi marrëveshje që në dhjetor të merremi vesh se duhet të mbahen zgjedhjet. A do të mbahen në vitin 2017 apo 2018, këtë s’mund ta predikoj. Këtë vit është e pamundur të ketë zgjedhje sepse që të ketë zgjedhje në vjeshtë, deri më 1 korrik duhet të kemi qeveri për organizimin e tyre e kjo është e pamundur të ndodh”, deklaroi Ahmeti për televizionin Art të Tetovës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: