MAQEDONI-Disa nxënës kanë mbetur të lënduar në një shkollë fillore në Sllupçan të Maqedonisë pasi një pjesë e suvasë së tavanit ka rënë teksa zhvillohej mësim. Ngjarja ka ndodhur në shkollën fillore “Faik Konica”. “Pashë disa nxënës me duar të lënduara. Nuk dukeshin me lëndime të rënda, por nuk kam informacione për të gjithë”, deklaroi një banor i Sllupçanit.

(a.n/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: