SHKUP– Komisioni Evropian ka ritheksuar qëndrimin se nuk do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve të qershorit, në rast se paraprakisht nuk garantohen kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike. Nga KE-ja paralajmërojnë se çdo qeveri që del si rezultat i zgjedhjeve në të cilat tre partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës nuk marrin pjesë, nuk do të jetë partner i besueshëm për komunitetin ndërkombëtar.

“Nuk shohim që janë plotësuar kushtet minimale për zgjedhjet e 5 qershorit të vitit 2016, që ato të pranohen nga komuniteti ndërkombëtar. Komisioni në vazhdimësi ka cekur nevojën që të pastrohet lista zgjedhore, të sigurohet balancim në raportimin mediatik dhe që të hetohet frikësimi I votuesve. Nën këto kushte, çdo qeveri që del si rezultat I zgjedhjeve në të cilat tre partitë më të mëdha nuk marrin pjesë, nuk do të jetë partner I besueshëm për komunitetin ndërkombëtar”, tha zëdhënësja e KE-së Maja Kocijancic.

Sipas Kocijançiç KE-ja ka bën thirrje që zgjidhja e krizës të kërkohet përmes Marrëveshjes së Përzhinës. “Të përsëris dhe të theksoj se për Komisionin është e rëndësishme që udhëheqësit të përfundojë bisedimet e tyre dhe të pajtohen për një zgjidhje të bazuar në Marrëveshjen e Përzhinës. Gjithashtu bën thirrje që liderët politik të adresojnë problemet e vazhdueshme me sundimin e së drejtës pa asnjë vonesë. Komisioni shpreh keqardhje që kriza politike po e largon vendin nga aspiratat euro-atlantike”, theksoi Kocijancic, percjell alsat.m.

Brukseli zyrtar edhe përkundër porosive të drejtpërdrejta, nuk ka hezituar ti rikujtojë Maqedoninë, gjegjësisht elitën politike se përgjegjësia për ngecjen e vendit në rrugën euroatlantike bie mbi to.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: