KUMANOVE – Një dem i tërbuar ka shkaktuar kaos në një pompë të karburantit në Kumanovë. Demi në mënyrë të pa kontrolluar ka vrapuar nëpër autostradën Shkup-Kumanovë, teksa disa persona vraponin pas tij për ta kapur.

Demi pasi përshkoi një distancë në autostradë është futur në supermarketin e pompës së benzinës “Lukoil”, duke i tmerruar qytetarët, njofton Tetova Sot.

Pasi demi hyri në supermarket dhe rrëzoi disa rafte, pas ndërhyrjes së stafit, u fut në banjo dhe atje u mbyll. U thirr shërbimi veterinar, që me tre injeksione e vuri në gjumë dhe me kamion e kthyen tek pronari.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: