MAQEDONI- Deputetë të Parlamentit Evropian do të marrin pjesë në protestën e 17 majit të caktuar nga ana e opozitës maqedonase në shenjë proteste për rrëzimin e qeverisjes aktuale.

Richard Howitt eurodeputeti britanik nga Socialdemokratët Evropianë do të jetë i pranishëm në protestë së bashku me disa eurodeputetë të tjerë në përkrahje të popullit të Maqedonisë në betejën e tyre për demokraci dhe qeverisje transparente.

Howitt është njëri nga ndërmjetësit e PE-së në dialogun tashmë të dështuar midis VMRO-DPMNE dhe LSDM.

Pjesë e kësaj proteste edhe eurodeputeti Knut Fleckenstein, i cili ka shkruar sot se do të jetë në Shkup për të përkrahur miqtë social-demokratë.

“Në Shkup për të përkrahur miqtë social-demokratë. Solidaritet për të gjithë ata që kërkojnë demokraci”, thotë Fleckenstein, i cili ka shprehur edhe ngushëllime për familjet e viktimave në Kumanovë. “Ngushëllime për familjet e viktimave. Maqedonia ka nevojë për më shumë demokraci”, ka thënë ai.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: