MAQEDONI- Një deputet shqiptar ka folur për ngjarjet e Kumanovës në Parlamentin e Maqedonisë, duke ju kujtuar parlamentarëve maqedonas se është përfaqësues i atyre që ata i kanë baltosur, ndërsa ju kërkoi fakte për të arrestuarit.

Videoja e tij po bën xhiron e mediave sociale, pasi deputeti qartazi i kujton parlamentarëve maqedonas të mos luajnë me ndjenjat e faliljarëve të viktimave.

“Zonja ministre pse bëheni nervoze? Më të qetë…Ju thatë i keni kapur vrasësit, i quajtët vrasës 20 të arrestuarit..Kujt i shet mend ti tashi? Biles ata paskan luftuar kundër NATO-s në Afganistan, këto janë fjalët tuaja jo të miat.. Ju keni gjetur një grup njerëzish që ju përulen dhe mendoni që krejt shqiptarët ju përulen, çfarë jeni duke folur pse nuk flisni ku ishte Haki Haziri për 6 ditë? Sot duam fakte, ne jemi përfaqësuesit e atyre që ju i arrestuat, i baltosët sot ti më kërcënohesh mua? kjo nuk kalon e ke të kotë… Pse u rrah gruaja në korridor të gjykatës? Të arrestuarit rrihen për çdo ditë.. Ka shumë pyetje që duhet ti jepni përgjigje…”,-tha deputeti shqiptar.

Më tej ai i kërkoi deputetëve të mos luajnë me ndjenjat e familjarëve të viktimave të Kumanovës.

“Familja opinioni nuk e dinte ku ishte Haki Haziri, sot duhet të prezantoni fakte. Mos luani, po akuzoni një popull të tërë, po keqtrajtoni të pafajshëm. Unë jam jurist.. Ka shumë pyetje.. me kërcënime nuk kaloni. Na akuzoni për terrorizëm neve? Por shqiptarët i përkasin civilizimit perëndimor, prandaj kini kujdes ♪5farë flisni tendenca juaj ishte e tillë, ju po akuzoni një popull të tërë. Mos luani me ndjenjat e familjeve të të vrarëve”, apeloi ai.

KLIKO MBI FOTO PER TE BERE PLAY

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: