MAQEDONI-Deputetja Ermira Mehmeti ka folur edhe publikisht lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te largimi i saj nga BDI-ja.

Ajo ka thënë se për këtë vendim e ka njoftuar edhe kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, pasi ka parë se hapësira për reformat e kërkuara është ngushtuar dhe nuk ka mbetur alternativë tjetër.

“Unë për vendimin tim e kam informuar kryetarin e partisë, ai e din se situata në parti seriozisht ka eskaluar dhe mendoj se shansi për të bërë reformën tashmë ka nisur të harxhohet. Ose reforma të menjëhershme ose alternativa tjera, nuk e përjashtoj faktin që unë të largohem nga BDI” tha Ermira Mehmeti, transmeton “Lajmpress”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: