Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 24 viktima dhe 1.299 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 118.736, ndërsa numri i vdekjeve në 3.448.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 413 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 100.250 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 587.546 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 5.057 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 15.038/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb