Kandidatja e opozitës, Gordana Siljanovska, në një konferencë për shtyp para gazetarëve nga selia e VMRO-DPMNE-së, pranoi humbjen duke konfirmuar edhe shifrat e dhëna nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Megjithatë ajo tha se ndihet e përmbushur dhe del kokëlartë nga këto zgjedhje, raporton Alsat.

“Sonte, e di se Vardari ka fituar, se ka fituar kundërkandidati, por nuk mendoj se unë si individë, si kandidat i VMRO-DPMNE-së e kam humbur betejën. Rezultati është i qartë por është pyetje nëse rezultati i të mundurit, nëse çon drejt pajtimit dhe bashkimit, apo shënon një ndarje brenda në shtet, në më shumë aspekte, ndarje që ka karakter intraetnike dhe pyetje është sintagma së bashku shkojmë përpara me të vërtet e premton atë”, tha Siljanovska në fjalimin e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb