Nëse në referendumin që ritet të zhvillohet qytetarët e Maqedonisë e hedhin poshtë kompromisin e arritur për kontestin për emrin, hyrja e tyre në BE dhe në NATO do të bllokohet për një periudhë më të gjatë. :Kjo është ajo që Moska dëshiron, dhe prandaj, dukshëm po përzihet në Maqedoni”, shkruan gazeta gjermane “Frankfurter Algemaine Zeitung”.

“Rusia nuk do të shqetësohet nga paralajmërimi i Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Xhejms Matis, që të mos përzihet në Maqedoni, sepse për Moskën, interesi në këtë vend është tejet i madh: nëse në referendumin në fund të këtij muaji qytetarët e atjeshëm e hedhin poshtë marrëveshjen e arritur me Greqinë për emrin, afrimi i mëtutjeshëm i Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së do të bllokohet për një periudhë më të gjatë”, thekson FAZ në analizën për gjenedjen në Maqedoni në prag të referendumit të 30 shtatorit.

Gazeta vlerëson se pas tentimeve të dështuara të Moskës për ta penguar Malin e Zi, refuzimi i mundshëm i marrëveshjes për emrin në referendumin vijues në Maqedoni, do të thotë sukses për planet ruse – të pengohet zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s në Ballkan.

“Ndërkaq, Moska do të vazhdojë në frymën e njejtë – si deri para ndryshimit të pushtetit në Shkup vitin e kaluar, kur e mbështeste pushtetin e atëhershëm autoritar-nacionalist në Maqedoni, i cili nxiti disponime antiperëndimore dhe e çoi vendin drejt izolimit. Prandaj është me rëndësi aktivitetet e Moskës në Maqedoni të emërohen me emrat e tyre të vërtetë. Por, akoma më me rëndësi është ajo që politikanë kryesor nga BE-ja, prëfshirëp edhe kancelaren Merkel, e bënë në javët e fundit gjatë vizitës në Maqedoni: u përpoqën t’ua hapin sytë qytetarëve të Maqedonisë për dobinë e madhe që e kanë nga zgjidhja e kontestit me emrin”, thekson “FAZ-Frankfurter Algemaine Cajtung”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb