MAQEDONI

Gazetarët kanë mbledhur një shumë parash për deklaratat e deputetit të akuzuar Arnaudov, i cili para gjykimit për ngjarjet e 27 prillit kishte kërkuar nga 50 euro për deklaratë për ligjin e amnistisë.

Gazetarët gjatë pushimit së gjykimit për organizimin e sulmit të 27 prillit vitin e kaluar, mblodhën 160 euro për të paguar deputetin e akuzuar nga rradhët e VMRO DPMNE-së Luben Arnaudovski, i cili u kishte kërkuar nga 50 euro për deklaratë, shkruan Alsat.

“Urdhëroni zotëri Arnaudov, mblodhëm paratë për deklaratën tuaj, do të na thoni tani a do të dorëzoni kërkesë për amnisti?” e pyetën gazetarët pas pauzës.

“Jo, jo, unë tallesha”, tha ai. “Por, ju na nënçmuat”, i thanë gazetarët. “Unë po qesh, desha të ju bëj edhe juve të qeshni, nuk kisha qëllim të ju ofendoj”, tha Arnaudov.

Ky është gjykimi i parë për ngjarjet e  27 Prillit, pasi deputetët dy ditë më parë votuan  një ligj të posaçëm për amnisti, në lidhje me sulmet në Kuvend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb