Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë ka pranuar të debatojë nismën e BDI-së për vlerësimin e Kushtetutshmërisë të vendimit për shpërndarjen e Kuvendit të Maqedonisë, më 18 janar. Gjykata gjithashtu ka vendosur që deri në vendimin përfundimtar të pezullojë të gjitha aktivitetet zgjedhore.

Vendimi është miratuar me konsensus mes 9 anëtarëve të gjykatës. Gjykata vendimin për të debatuar për këtë nismë e ka arsyetuar me ndjeshmërinë e situatës në të cilën ndodhet Maqedonia. Një nismë të tillë ajo e kishte hedhur poshtë në muajin janar me arsyetimin se nuk ka bazë ligjore meqë vendimi, sipas saj, ishte në përputhje me Kushtetutën.

Nisma e Bashkimit Demokratik për Integrim ka pasuar vendimin e VMRO-DPMNE-së, së Nikolla Gruevskit që e vetme të shkojë në zgjedhjet e 5 qershorit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: