MAQEDONI E VERIUT

Bojan Jovanovski, një nga personazhet kryesorë të korrupsionit dhe zhvatjes që tronditi vitin e kaluar Maqedoninë e Veriut ka deklaruar se është me kancer në stomak.

I njohur ndryshe si Boki 13, ai ishte një personazh televiziv i cili nga përgjimet dhe videot që u publikuan në media doli se bashkë me Zoran Mileskin i zhvatën 1.5 milion euro afaristit Orce Kamçev. Kamçev akuzohej për një aferë korruptive dhe Boki 13 i premtoi se në bashkëpunim me Katica Janevën, ish- kryeprokuroren speciale do e ndihmonte.

Katica Janeva u shkarkua dhe u arrestua bashkë me Boki 13, por ky i fundit sot në sallën gjyqësore deklaroi se kërkonte që seanca të shtyhej për shkak të gjendjes së tij shëndetësore pasi kishte kancer në stomak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb