MAQEDONI- Qeveria e Maqedonisë tani ka një qeveri të re. Pas gjashtë muajve antagonizmave dhe krizës së thellë institucionale dhe politike, partitë pjesmarrëse në qeveri (LSDM, BDI dhe Aleanca për shqiptarët) kanë prezentuar propozimet e tyre për ministra. Shqiptarët përfaqësohen me nëntë ministra, BDI me gjashtë dikastere, Aleanca për shqiptarët me dy dhe një ministër pa portofol i propozuar nga LSDM-ja, shkruajnë mediat maqedonase. Nga Kabineti i kryetari të Kuvendit Talat Xhaferi kanë njoftuar se Zoran Zaev ka dorëzuar Propozimin për përbërjen e Qeverisë së Maqedonisë dhe Programin e Qeverisë së Maqedonisë.
“Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, Propozimin për përbërjen e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Programin e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë menjëherë ua dërgoi deputetëve, ndërsa Seancën për zgjedhjen e Qeverisë e konvokoi për të martën më 30.05.2017, në ora 11:00, për zgjedhjen e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Kabintetit të kryetarit të Kuvendit.
Më poshtë e keni listën e tërë të ministrave të propozuar nga organet e partive.
Kryeministër: Zoran Zaev
Zv.kryeministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndër-etnike: Hazbi Lika
Më poshtë e keni listën e tërë të ministrave të propozuar nga organet e partive.

Kryeministër: Zoran Zaev

Zv.kryeministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndër-etnike: Hazbi Lika

Zv.kryeministër për euro-integrime: Bujar Osmani

Ministër i mbrojtjes: Radmila Sheqerinska

Ministër i punëve të jashtme: Nikolla Dimitrov

Ministër i punëve të brendshme: Oliver Spasovski

Ministër i shëndetësisë: Arben Taravari

Ministër i financave: Dragan Tevdovski

Ministër i ekonomisë: Kreshnik Bekteshi

Ministër i drejtësisë: Bylen Saliu

Ministër i arsimit dhe shkencës: Renata Deskoska

Ministër i punës dhe politikës sociale: Mila Carovska

Ministër i transportit dhe lidhjeve: Goran Sugarevski

Ministër i ambientit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë: Sadulla Duraku

Ministër i pushtetit lokal: Suhejl Fazliu

Ministër i kulturës, rinisë dhe sportit: Robert Alagjozovski

Ministër i bujqësisë: Lupço Nikolovski

Ministër i shoqërisë informative dhe administratë: Damjan Mançevski

Ministër pa portofol: Ramiz Merko

Ministër pa portofol: Edmond Ademi
Ministër pa resor: Koço Angjushev

Ministër pa resor: Robert Popovski

Ministër pa resor: Adnan Qahil

Ministër pa resor: Samka Ibrahimovski

Ministër pa resor: Zoran Shapuriç

Ministër pa resor: Zorica Apostolovska.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb