MAQEDONI- “Në fund të mandatit, Nikolla Gruevski për vetëm një muaj dëshiron të bëjë borxhli qytetarët me 817 milionë euro borxhe të reja dhe kredi të cilat do i kthejnë gjeneratat e ardhshme”, thuhet në një deklaratë të Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë.

“Borxhi prej 500 milionë euro, kredi e re nga 2 banka bankë me rreth 90 milionë euro, kredi e re nga EBOR prej 181 milionë euro, borxh ndaj bankave vendore prej 42 milionë e 520 mijë euro për rifinancim, hua prej 3.5 milionë euro tek kreditorët vendor. Gjithsej 817 milionë euro për vetëm një muaj”, kanë reaguar nga LSDM. Sipas tyre, pa ide dhe pa rezultate Nikolla Gruevski u mori 10 vjet nga jeta qytetarëve të Maqedonisë.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb