SHKUP- Opozita maqedonase është rikthyer në parlament sot duke i dhënë fund bojkotit prej 16 muajsh pasi Bashkimi Evropian arriti një marrëveshje për zgjidhjen e krizës.

Unioni Socialdemokrat, SDSM, refuzoi të rikthehej në parlament, me pretendimin se kryeministri konservator, Nikola Gruevski dhe partia e tij, VMRO-DPMNE kanë manipuluar zgjedhjet e vitit të kaluar.

Të dy palët kanë lëshuar akuza ndaj njëra tjetrës për korrupsion dhe tradhti. Në fund të vitit, qeveria pritej të jepte dorëheqjen dhe të mbaheshin zgjedhje të reja në prill.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: