SHKUP-Deputetët në Maqedoni të enjten në orën 22:00 kanë miratuar ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve të për të cilat është arritur marrëveshja nga ana e përfaqësuesve të katër partive kryesore politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos.

Deputetët e Maqedonisë votuan me procedurë të shpejtuar ligjin për Mandatin e Qeverisë së Maqedonisë, ligjin për media, ligjin për procedurë penale dhe Kodin Zgjedhor.

Me miratimin e pesë ligjeve të dala nga Marrëveshja e 20 korrikut krijohen kushtet që partitë politike më 31 gusht të diskutojnë për caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, përmes së cilave synohet ti jepet fund krizës politike në Maqedoni, percjell rel.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: