SHKUP-Shtatëdhjetë migrantë afganë, pakistanezë, irakianë dhe sirianë u zbuluan sot nga policia maqedonase, në një kamion që udhëtonte në drejtim të Bashkimit Evropian, njoftoi Ministria e Brendshme maqedonase.

Pas mbylljes së kufirit mes Greqisë dhe Maqedonisë, në muajin shkurt, rruga ballkanike e përdorur prej verës së 2015 nga qindra mijëra migrantë rezulton zyrtarisht e mbyllur.

Por, shumë prej tyre janë në përpjekje të vazhdueshme për të kaluar çdo ditë, shpeshherë të fshehur në makina ose kamionë.

Grupe të shumta interceptohen rregullisht në Maqedoni, por gjithashtu edhe në Serbi duke përdorur rrugë alternative të fshehta drejt Evropës, me ndihmën e trafikantëve lokalë kundrejt pagesës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: