Shtypja e qëllimshme e djaloshit 4-vjeçar shqiptar Almir Aliu në Maqedoni, ka nxjerrë në pah konfliktet e vjetra midis shqiptarëve dhe maqedonasve.

Shqiptarët e Maqedonisë kanë protestuar për ngjarjen duke kërkuar drejtësi, po ashtu edhe babai i djalit ka kërkuar që drejtësia të dënojë autorin.

Por megjithëse se Babai ka kërkuar që drejtësia të bëjë punën, disa shqiptarë nuk kanë pritur vendimin e drejtësisë por kanë vepruar vetë.

Rreth 20 shqiptarë të Maqedonisë kanë sulmuar me thika dhe mjete të forta vëllain e Boban Iliç, autori i vrasjes.

Vëllai i Boban Iliç është transportuar në spital pasi ka marrë dëmtime të rënda.
‘Kam pesë prerje të thella me thika dhe vazhdimisht jam goditur me objekte të forta’, shprehet vëllai i Boban Iliç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb