Sot në pikën kufitare Novo Sellë-Zlatarev u mbajt takimi i ministrave të Brendshëm dhe të Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski dhe Zoran Jolevski, dhe ministrave të Brendshëm dhe të Mbrojtjes së Republikës së Bullgarisë, Rumjana Bachvarova dhe Nikolai Nençev.

Ministrat shkëmbyen informata dhe përvoja me njëri-tjetrin dhe ranë dakord për të forcuar bashkëpunimin për të lehtësuar trajtimin e problemit të emigrantëve, transmeton TetovaSot.

“Ky është një takim shumë i rëndësishëm, sepse këto ministri janë drejtpërdrejt përgjegjës për t’u marrë me krizën e refugjatëve. Kjo krizë po fiton vrull dita ditës dhe ne duhet të jemi të gatshëm për të dërguar një mesazh për qytetarët e dy vendeve se jemi të vendosur për t’u marrë me krizën. Kjo krizë mund të tejkalohet vetëm nëse ne kemi vendime të mençura të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe koordinim më të mirë mes vendeve fqinje të rajonit. Ne do të thellojmë bashkëpunimit tonë dhe të bëjmë gjithçka çka është e mundur për kontrolle të përbashkëta në kufijtë e Maqedonisë dhe Bullgarisë për të mos lejuar që hapet korridor i ri për hyrjen e refugjatëve”, tha ministri Spasovski.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: