SHKUP-Persona të panjohur kanë sulmuar autobusin urban në periferi të Shkupit, që kishte si destinacion fshatin Studeniçan.

Banorët theksuan se sulmi ka ndodhur rreth orës 20.30 të mbrëmjes së sotme. Nga ngjarja është thyer një dritare e autobusit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Kjo linjë e autobusëve me numër 51 shfrytëzohet në këtë orë nga banorët e kësaj komune, kryesisht nxënësit dhe studentët.

Dëshmitari i ngjarjes për “Lajmpress” rrëfen se ngjarja ka ndodhur ndërsa autobusi po lëvizte nëpër lagjen “Pintia”, lagje kjo e banuar me maqedonas.

Sipas dëshmitarit sulmi nuk është rast i parë, shpesh ndodh po në të njëjtën lagje të sulmohet autobusi nga persona të panjohur.

Ky incident po rikthen frikën nga incidentet në autobusët urbanë, pasi kohët e fundit kanë ndodhur dhjetëra incidente si sulme me gurë dhe rrahje në autobusë, kryesisht ndaj të rinjve shqiptarë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb